Shkodër, 21 gusht, NOA – Ka nisur mëngjesin e sotëm raundi i tretë i zgjedhjeve në komunën Shalë për zgjedhjen e kryetarit të kësaj njësie vendore. Pas bllokimi nga ana e komisionerëve partiak të dy raundeve të parë, dita e sotme e votimit ka vijuar normalisht. Në këtë komunë votimi zhvillohet në pesë qendra. Për kryetar komune në këtë njësi kandidojnë, Dedë Tonaj për Partisë Demokratike dhe Bal Vukasni për Partinë Socialiste, të mbështetur nga koalicionet respektive.
Më 8 maj zgjedhjet në këtë komunë u shpallën të pavlefshme nga KQZ, për shkak të parregullsive. Komisioni kërkoi përsëritjen e tyre më 31 korrik, së bashku me zgjedhjet në 10 komuna të tjera, por edhe këtë herë komisionerët e partive politike nuk morë bazën materiale, gjë që e bëri të pavlefshëm votimin që në nisje të tijë. Në këtë komuna pritet të votojnë 2800 zgjedhës.
a.k/NOA