Tiranë, 21 Gusht 2011 NOA – Një organizatë kriminale që kryente grabitje me dhunë të qytetarëve të Tiranës është identifikuar dhe shkatërruar nga policia në kryeqytet.
Zëdhënësi i policisë së Tiranës, Tefik Sulejmani tha sot për mediat se janë arrestuar shtetasit Nebi Selimaj 19 vjeç dhe Leonard Rexha 22 vjeç.
Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Bledar Dida 21 vjeç dhe Mikel Pjetri 19 vjeç. Zëdhënësi sqaroi se grupi kriminal përdorte armë të ftohta dhe duke kërcënuar qytetarët u grabisnin atyre sendet personale dhe paratë. Sipas policisë vjedhjet me dhunë realizoheshin kryesisht në rrugët përreth Kuvendit, tek zona e njohur si Vasil Shanto, te Stacioni i Trenit dhe në disa rrugë të tjera në Tiranë.
e.t/NOA