English

AK: Emigrantët po asimilohen gjuhësisht, të ngrihen shkolla shqipe

E hënë, 22 gusht 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi reagoi ditën e sotme duke i kërkuar qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës ngritjen e shkollave shqipe, në Greqi, Turqi dhe në të gjithë ato vende ku ka shumicë shqiptarësh.

“Aleanca Kuq e Zi i kërkon qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës të financojë për ngritjen e shkollave shqipe në Greqi, Turqi dhe çdo shtet tjetër ku numri i shqiptarëve është masiv dhe ka kërkesë të gjerë për arsimim shqip. Më pak se 1 milion shqiptar në Greqi dhe afro 2 milion shqiptar në Turqi nuk gëzojnë të drejtën për arsim në gjuhën amtare. E njëjta situate ndodh edhe në disa shtete të tjera në Europë. AK kërkon që Greqia, Turqia dhe çdo shtet tjetër të njohin të drejtat elementare te minoritetit shqiptar. AK deklaron se në Greqi 1 ndër 9 qytetarë janë shqiptar dhe duhen krijuar shkollat shqipe në çdo qytet kryesor si Athina, Selaniku, Janina, Korfuzi, Kretë etj. Në të njëjtën kohë në Turqi jeton numri më i madh i shqiptarëve në raport me çdo shtet tjetër dhe atje nuk ekziston asnjë shkolle shqipe”, thuhet në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi.

Në vijim kërkohet që Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të nisin

negociatat me Athinën dhe Ankaranë zyrtare si dhe çdo qeveri tjetër ku jetojnë masivisht shqiptarë, për hapjen e shkollave shqipe dhe njohjen e të drejtës universale për arsim ne gjuhën amtare.

Sakaq ndër të tjera u kërkohet qeverive të dy vendeve që të parashikojnë që në buxhetin e vitit të ardhshëm të përfshihen fonde të posaçme për ndërtimin e këtyre shkollave.

Aleanca Kuq e Zi i kërkon gjithashtu qeverisë shqiptare që të zbatojë nenin nr. 8 të Kushtetutës “Për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodhen apo jetojnë".

Në këtë linjë AK heq paralele me Greqinë duke thënë se, Greqia ndonëse në krizë të thellë financiare, po investon për minoritetin hapjen e shkollave greke ne Himarë, Sarandë dhe Korçë.

Në përfundim Aleanca Kuq e Zi apelon për rrezikun që po i kanoset asimilimit gjuhësor të qindra mijëra shqiptarëve masivisht në Greqi, Turqi por dhe në vende të tjera si Italia, Zvicra, Gjermania apo Britania e Madhe.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Miler Halili14:54 - 22 Gusht 2011
    Kjo eshte e vetmja gje qe mund te bej shteti shqiptar te pakten per ne qe jemi ne greqi,se gjith kto vite kishim shum probleme,dhe asnjeher nuk u munduan te na ndihmonin,te pakten te bejn diqka per femijt tan kur jane te detyruar te mesojn ghuhen dhe historin greke.Te djersiten pak dhe te mundohen ashtu siq bejn per karriget e tyne se e ardhmja e shqiperis nuk jan qeverit as pozitat e njerezve qe e perfaqesojn ne karrige te ndryshme,por jan keto femi qe po rriten pa gjuh,dituri,dhe nuk njofin histori e atdheut te tyre.Shpresojm qe kjo nisme te behet rrealitet.