English

Arrestohen dy gjeodetë për marrje ryshfeti, “peshkuan” një hallexhi

Gjilan, 22 Gusht 2011 NOA - Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit-njësiti në Gjilan, ka bërë arrestimin e dy zyrtarëve, të dyshuar për përfitim ryshfetesh nën afera korruptive.

Korrespondenti i agjencisë NOA konfirmon se janë arrestuar dy gjeodetë në Drejtorinë e Kadastrës në Viti, përkatësisht Arsim S. 27 vjeç dhe Feat H. 25 vjeç.

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Marrje të ryshfetit, sqaroi policia.

Mësohet se pas një pune operative Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ka siguruar prova se të dyshuarit të cilët janë Gjeodetë në Drejtorinë e Kadastrës në Viti, nga i dëmtuari A. H. nga fshati Tërstenik, komuna e Vitisë kanë marrë para kesh në vlerë 400 euro, gjoja për ndarje fizike të pronës.

Me këtë veprim të dyshuarit e kanë “peshkuar” viktimën e tyre pasi për paratë të cilat i kanë marrë deri më sot nuk e kanë kryer as një shënim procedural zyrtarë nga zyra e Kadastrit në Viti.

Dy të dyshuarit tanimë të arrestuar nga ana e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes më 2 gusht btë këtij viti me ç’rast kanë shikuar lokacionin se ku duhet të bëhet ndarja fizike e parcelave, i kanë marrë parat e gatshme 400 euro, të dëmtuarit në vendin e ngjarjes dhe nuk i kanë lëshuar asnjë dëshmi deri më sot.

Të dëmtuarit A. H nuk i është kryer asnjë shërbim për rastin dhe për këtë çështje të dyshuarit nuk e kanë lajmëruar fare as drejtorin e Kadastrit.

Si provë materiale i janë gjetur të dyshuarve paratë në shumë prej 400 eurove, para këto që i janë marrë ankuesit.

Me autorizim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.

a.b/NOA

KOMENTE