English

Epson, hakerat vjedhin të dhënat e 350 mijë klientëve

Japoni, 22 Gusht NOA - Edhe Epson shtohet në listën e viktimave të hakerave: nga divizioni i Koresë së Jugut që i përket agjencisë japoneze janë vjedhur të dhënat personale të rreth 350 mijë klientëve.

Një zëdhënës i ndërmarrjes ka shpjeguar se krahas emrave dhe e-mail-ve, janë marrë dhe numrat e telefonit dhe të dhënat e blerjeve.

Çështja është duke u ekzaminuar dhe nga Komisioni i Komunikimit, i cili prej kohësh është marrë me sigurinë informatike në një vend në të cilin janë regjistruar shumë ndërhyrje në site privat dhe qeveritare.

r.b/NOA

KOMENTE