English

Haxhinasto: Shqipëria mbështet sulmuesit që pushtuan Tripolin

Tiranë, 22 Gusht 2011 NOA – Ministri i Jashtëm shqiptar mbështet sulmet ndaj pushtetit të Gedafit duke vlerësuar se mori fund një regjim diktatorial.

Përmes një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme për zhvillimet në Libi, thuhet se kjo ministri përgëzon “popullin e Libisë në këto momente historike, që shënojnë fundin e regjimit diktatorial të Gadafit dhe fillimin e një epoke të re të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit”.

MPJ thekson se Shqipëria dhe populli shqiptar kanë mbështetur kauzën e drejtë të popullit libian, duke u rreshtuar në frontin e miqve të Libisë.

”Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë Libinë në rrugën e saj të ndërtimit të demokracisë, si dhe shpreh gatishmërinë e plotë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve”, - thuhet në fund të qëndrimit të MPJ.

e.t/NOA

LEXONI GJITHASHTU:

E gjithë bota kundër kolonelit “kokëfortë”

Diplomacia kosovare: Mbështetje popullit libian për paqe dhe qetësi

Kryeministri shpreh qëndrimin e Qeverisë për rënien e Tripolit

KOMENTE