English

Juventus rikthehet tek Afellay

Torino, 22 Gusht NOA - Mund të vijë me disa muaj vonesë në mënyrë të suksesshme tratativa që do të sillte në Torino tek skuadra e Juventusit Ibrahim Afellay.

Mesfushori holandez, tani në pronësi të Barcelonës, ka qenë shumë pranë transferimit tek bardhë e zinjtë që vitin e kaluar, por spanjollët arritën ta merrnin falë 3 milionë eurove të paguara.

Spanjë megjithatë lojtari nuk ka gjetur hapësirën e kërkuar dhe ardhja e Sanchez tek Barça e shtyn atë gjithnjë e më shumë drejt shitjes.

Juventus është rikthyer sërish në sulm me një shifër që do të rrotullohet afër 8 milionë eurove, me Conte i cili ka dhënë afirmimin e tij për këtë operacion merkatoje.

r.b/NOA

KOMENTE