E hënë, 22 gusht 2011, NOA- Një libër mbi edukatën seksuale në shkollën fillore do të aplikohet në formë eksperimentale për të parën herë këtë vit, në disa shkolla të përzgjedhura në Pekin dhe Shangai.
Siç raporton China Daily libri me titull “Djemtë dhe vajzat”, përshkruhet si një lloj testimi i cili përmban jo vetëm informacione të tipit biologjik, por edhe të tipit psikologjik dhe moral.
Ndër të tjera ai përmban edhe ilustrime, si dhe shpjegon si të ruhesh nga agresionet me sfond seksual.
Por ky libër duket se nuk është pritur mirë, pasi nga ana e prindërve thuhet se fëmijët e shkollave fillore janë tepër të vegjël për të mësuar gjëra të tilla.
a.y/NOA