Tiranë, 22 Gusht 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Kryeministri shpreh qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare lidhur me trazirat e fundit në kryeqytetin e Libisë dhe deklaron se e përshëndet rënien e Tropilit.
Kryeministri përmes një mesazhi që para pak çastesh publikoi, tha se “përshëndet rënien e Tripolit kryeqytetit te Libise nga sulmi i gjithanshëm i luftëtarëve te opozitës duke shënuar kështu fundin e regjimit diktatorial shtypës gjysmëshekullor te Muhamer Gedafit”.
Për Berishën, rënia e Tripolit shihet edhe si një “fitore historike për popullin libian, NATO-n, vendet anëtare dhe miqtë e tjerë te lirisë se tij ne mbare boten.
Në mesazh Berisha kthehet në kohë duke kujtuar sistemin komunist në vendin tonë shekullin e kaluar:
“Shqiptaret qe kanë përjetuar për rreth gjysme shekulli regjimin me barbar ne Evropën e pasluftës se dyte botërore te diktatorit gjakatar Enver Hoxhes ndajnë me popullin mik libian kënaqësinë e kësaj fitoreje te madhe qe shënon për libianët daljen nga epoka e shtypjes dhe terrorit shtetëror, dhe hapjen e rrugës për ndërtimin ne liri te shtetit ligjor te bazuar ne respektimin e lirive dhe te drejtave themelore te individit, barazinë para ligjit, epërsinë morale te pajtimit kombëtar si kushte për një të ardhme te ndritur qe qytetaret libiane meritojnë.
a.q/e.t/NOA