Meksikë, 22 Gusht NOA - Janë adoleshent dhe zakonisht janë mes moshës 14 dhe 16-vjeçare, por duhet theksuar se janë matador profesionistë.
Në Meksikë kanë zbritur për herë të parë në arenë për tu përballur me dema prej 3 kuintalë secili.
Ky ekzibicion është zhvilluar në një prej restoranteve më të njohura në Meksikë, që ka një hapësirë e cila është e rezervuar pikërisht për këto ndeshje prej më shumë se 20 vitesh.
Felipe Olivera, një zëdhënës i restorantit, ka shpjeguar se eventi është organizuar për të njohur talentet e rinj me publikun e madh.
“Dëshiroj të bëhem një matador i zoti”, - tregon Carlos Ortiz, një student 15-vjeçar, i cili ka rrëfyer pasionin e tij të vërtetë të jetës.
“Këtu o jetohet o vdes”, - shtoi ai.
Nicolas Gutierrez, një tjetër matador, pas ekzibicionit të tij ka arritur të marrë një “standing ovacion” dhe për të duhet thënë se ka qenë një nderim shumë i madh.
r.b/NOA