English

Mes luftës dhe festimeve, Pentagoni: Gadafi është ende në Libi

Tripoli, 22 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun ka kërkuar që të ndalen luftimet në Libi. “Është e rëndësishme që lufta të ndalet tani për të shmangur gjakderdhje më shumë ",- ka thënë Ban Ki Mun. Ai i ka bërë thirrje që Muamar Gadafi të ndalë dhunën. Nga ana tjetër Pentagoni beson se Muamar Gadafi është ende në Libi. Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënës amerikan për mediat vendase. Ndërkohë Pentagoni ka përjashtuar vendosjen e ardhshme të trupave në Libi. Agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, e cila referohet Televizionit satelitor al-Arabiya citon se, përleshje midis trupave të kolonelit Muamar Gedaf dhe rebelëve po zhvillohen në qendër të Tripolit. Po sipas këtyre mediave, snajperët nga besnikët e kolonel Gedaf vijojnë të marrin jetë njerëzish. Midis viktimave të shkatuara gjatë orëve të fundit të luftimeve gjenden edhe dy fëmijë midis moshave 5 dhe 6 vjeç. Televizioni shtetëror i regjimit të Muamer Gadafit në Libi, aktualisht nuk transmeton program, ndërsa luftëtarët opozitarë thonë se tashme ata kanë kontrollin e TV-së.

Raportohet se luftëtarët kryengritës kanë nën kontroll afro 95% të territorit të kryeqyettit Tripoli, pas avancimit të shpejtë prej të dielës.Po ashtu, është raportuar edhe për mungesë të rrymës elektrike në disa pjesë të Tripolit.

Pas një lufte gjashtë mujore, kryengritësit libianë kanë raportuar se kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Tripolit. Rebelët depërtuan në Sheshin e Gjelbër, të cilin thanë se do ta riemërojnë “Sheshi i Dëshmorëve”, pas përballjes me një kundërshtim të dobët nga forcat qeveritare.

Ajo, e cila nisi si lëvizje e protestave popullore gjashtë muaj më parë, tani duket të jetë në prag të fundit, përkatësisht rrëzimit të Muammar Gaddafit pas 42 vitesh në pushtet.

a.q/NOA

KOMENTE
  • sotir Labi20:14 - 22 Gusht 2011
    A do te festohet keshtu dhe ne Shqiperi,me rrezimin e diktatorit,banditit dhe kriminelit qe po sundon qe prej 20vjeteve,duke e mbajtur pushtetin me dhune? .