Prishtinë, 22 gusht 2011 NOA – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës thotë se ajo është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në përpjekje për rrëzimin e regjimit diktatorial të Muammar Gaddafit në Libi.
Me këtë rast, Qeveria dhe populli i Kosovës përkrahë përpjekjet e popullit të Libisë për liri, dinjitet dhe demokraci. MPJ e Kosovës uron popullin e Libisë për përmbyllje paqësore dhe tranzicion të qetë të sistemit, në rrugën drejt pajtimit kombëtar dhe rindërtimit të vendit.
MPJ deklaron se është në koordinim me partnerët ndërkombëtar të Kosovës, në mënyrë që në javët në vijim të thellohet bashkëpunimi në mes të autoriteteve të reja të Libisë dhe Republikës së Kosovës, me qëllim të përshpejtimit të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga Qeveria e re e Libisë.
a.b/NOA