English

Obama: Regjimi drejt fundit: NATO mbledhje urgjente të martën

SHBA, 22 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj – Sikundër ishte paralajmëruar presidenti i SHBA, Barak Obama ka dhënë sot në mbrëmje një mesazh të posaçëm për gjithçka po ndodh në Libi. Gjatë një mesazhi radiofonik, sot në mbrëmje, Obama ka deklaruar se është në dorën e kolonelit që rreziku i gjakderdhjes të ulët. “E ardhmja e Libisë është në duart e njerëzve, ndërsa regjimit të diktatorit po i vjen fundi. Gadafi ka tani mundësinë për të zvogëluar rrezikun e një gjakderdhje. Ka ende shumë të panjohura, por ajo që është e sigurt është se regjimi Gadafi është drejt fundit dhe se e ardhmja i takon popullit të Libisë",- ka thënë në presidenti i SHBA, Barak Obama.

Më herët, gjatë mbrëmjes, kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi rëndësinë e shmangies së gjakderdhjeve të tjera në Libi. "Është shumë e rëndësishme që të përpiqemi të shmangim gjakderdhje të tjera në Libi. Do të kemi të gjithë shumë punë për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Libi",- tha kancelaria gjermane. Pas asaj që sot po cilësohet si rënia e regjimit të Gadafit, ambasadorët e NATO-s do të takohen zhvillojnë nesër një takim urgjent në Bruksel. Burimet diplomatike bëjnë me dije se takimi do të shërbejë për të vendosur rrugën që do të ndjekë Aleanca në periudhën pas rënies së regjimit të Gedafit. a.q/NOA

KOMENTE