English

Parashikimi i motit për 23 gusht 2011

Tiranë, 22 gusht 2011, NOA- Edhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellimet. Në mesdite do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, edhe gjatë pjesës së dytë të ditës do të mbetemi në të njëjtat kushte meteorologjike ku moti i kthjellët do të jetë dominues në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, përjashtuar ekstremin verior dhe juglindjen ku do të ketë kalime të herë pas hershme vranësirash. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqëroje gjatë natës dhe deri mëngjesin e së enjtes.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat si në vlerat minimale dhe në ato maksimale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Perëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë i ulët.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike pasi moti i kthjellët do të jetë dominues në pjesën më të madhe të tij. Përjashtim bëjnë Europa verilindore si edhe Ishujt Britanike ku vranësirat dhe shirat do të dominojnë gjatë gjithë ditës. Po ashtu vranësira dhe shira të dobët do të ketë në një pjesë të Europës Qendrore dhe në zonën e Alpeve ku vranësirat do të fuqizohen gjatë pjesës së dytë të ditës duke bërë që të gjenerojnë shira, ndërsa temperatura të larta do të përjetojë Italia dhe Ballkani Verior ku termometri do të ngjitet deri në 37 gradë celcius.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensive dhe stuhi ere

- Zona e Alpeve do të mbetet me shira të dobët dhe stuhi ere

- Italia alarmon për temperatura ekstremisht të larta

a.y/NOA

KOMENTE