English

Pasqyra e shtypit, 22 gusht 2011

Tiranë, 22 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 22 gusht 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Taksat vjetore. Makinat, 6 kategoritë që nuk do të paguajnë”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Kastriot Islami analizon kërkesën për ndryshimet në Kushtetutë. Synimet e Edi Ramës me kursin e ri, Kongresi do kthehet në gjykatë për kundërshtarët brenda partisë”; “Opinion nga Mentor Nazarko: Restaurimi kushtetues”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Votimet 2013 me ndërkombëtarë. Opozita hedh idenë e modelit kosovar për zgjedhjet e ardhshme”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “RENEA merr në dorë zgjedhjet e komunës Shalë”; “Reforma. PS përfshin në statut organizimin territorial”; “KLSH: Abuzimet me kompensimin e pronave”; “Vlorë, kapet një nga grabitësit e bankës”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Islami: Edi Rama pengon Berishën të humbë zgjedhjet”. Argumente të tjerë në faqen e parë të gazetës: “PD: Letrat e Ramës, pamflete bajate mbushur me vrer dhe fjalë kazani”; “Zonë e Lirë nga Arian Çani, rikthehet në tv Klan”; “Adelina si Lorik Cana, një shqiponjë për tatuazh”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Prokuroria liron Dritan Dajtin nga akuza e gjobëvënies”. Më tej në faqen e parë: “Pragskandali në komunitetitn bektashi: Pasaradhësi i Reshat Bardhit me dosje”; “Ndihem i turpëruar nga ajo që bëri djali. Flet babai i njërit prej djemve që vodhën e dhunuan turisten amerikane”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Përçahet PD. Ministri kundër partisë për Presidentin. Anëtari i kryesisë së PD-së Myqerem Tafaj flet edhe ndryshimet në Kushtetutë”. Tituj të tjerë janë: “Opinion nga Afrim Krasniqi: Raporti për zgjedhjet e 8 majit dhe reforma zgjedhore”; “Kristo Frashëri: Dropulli dhe Bylisi toponime të hershme ilire”; “Histori e rrallë: I burgosuri shqiptar padit gjykatësin australian”; “Edlira dhe Gerti: Nuk jemi çift tradicional”; “Leonard Demi: Vizitë në kryesinë e Kuvendit”; “Angela Martini: Pas daljes pa të mbathura çel një linjë bikini”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE