Tiranë, 22 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Partia Socialiste ka depozituar një ankesë lidhur me ligjin për kompleksin e ri parlamentar, ku theksohet kundërshtimi i tij.
Mësohet se depozitimi për këtë ligj u bë nga deputeti socialist Taulant Balla, në Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet të cilit kërkohet mos ndërtimi i këtij kompleksi, çka indirekt shprehet kundër prishjes së Piramidës, vend ku pritet të ndërtohet shtëpia e re e ligjvënësve shqiptar.
Në vijimësi nga ana e Partisë Socialiste është kundërshtuar prishja e Piramidës si dhe ndërtimi në vendin e saj të kompleksit të ri parlamentar, madje janë hedhur një varg akuzash për projektin fitues.
Pas kësaj Balla lëshoi edhe një deklaratë ku theksoi se ligji për parlamentin e ri është antikushtetues.
a.y/NOA