Suharekë, 22 gusht 2011, NOA- Një burrë rreth të 40-ve ka gjetur vdekjen si pasojë i një incidenti të ndodhur teksa ishte duke punuar në ambientet e banesës së tij.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Suharekë, ku i zoti i shtëpisë ka qenë duke punuar në pjesën që furnizonte shtëpinë me energjinë elektrike pranë një shtylle, por që puna e nisur i ka ngelur në mes.
Burime zyrtare nga policia e Kosovës bëjnë me dije se, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore nga thyerja e pllakës së fluksit elektrik me të cilin ishte duke punuar dhe nga lëndimet e marra pavarësisht ndihmës së dhënë ai ka ndërruar jetë.
a.y/NOA