English

Serbi i kërkon ndihmë FMN-së: Duam hua tjetër

Beograd, 22 gusht 2011, NOA - Zyrtarë të qeverisë serbe kanë nisur diskutimet me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, ndërsa kërkojnë një hua tjetër të gatshme në rast nevoje për vendin e tyre.

Kryeministri serb Mirko Cvetkovic u takua sotBeograd me një delegacion të kryesuar nga Alber Jaeger. Të dy ranë dakort se një kufizim i rreptë i buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve në të gjitha nivelet e qeverisjes janë të domosdoshme.

Serbia shpreson të arrijë një marrëveshje për një hua paraprake prej 1,4 miliardë dollarësh.

Delegacioni i FMN-së do të qëndrojë në Serbi deri në 30 gusht. Bisedimet do të përfshijnë rishikimin e buxhetit të vitit 2011 si dhe një projektbuxhet për vitin 2012.

a.q/NOA

KOMENTE