English

Shumakeri i Korçës rrezikon kalimtarët, përfundon në polici

Korçë, 22 gusht 2011, NOA- Një 28 vjeçar nga qyteti i Korçës ka përfunduar në polici pas aventurave me makinën e tij duke bërë që të rrezikohej jeta e kalimtarëve.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se, personi në fjalë quhet Ermal Meko.

Më tej sqarohet se 28 vjeçari banues në lagjen nr. 10 të Korçës, në vendin e quajtur “Turizmi” me mjetin e tij tip Benz me targa KO 7101 B, ka bërë lëvizje të rrezikshme në rrugë njëlloj si pilotët e Formula 1, duke rrezikuar në këtë mënyrë kalimtarët dhe mjetet e tjera pasi ka tejkaluar shpejtësinë duke bërë manovra të rrezikshme.

Ndërkaq pavarësisht thirrjes së bërë nga ana e policisë, Meko nuk iu është bindur atyre por ka braktisur makinën dhe është larguar.

Lidhur me këtë rast Prokuroria e Korçës nisi hetimet për veprat penale, “Mosbindje e urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

a.y/NOA

KOMENTE