Afrikë, 22 gusht 2011, NOA – Mediat botërore raportojnë se në Sudanin e Jugut, vendi i ri i Afrikës që ka shpallur pavarësinë e saj në fillim të korrikut, po nxitet dhuna fisnore. Në më pak se 4 ditë OKB ka regjistruar të paktën 600 të vdekur për pothuajse një mijë të plagosur. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i OKB-së, duke saktësuar se dhuna po përqëndrohet kryesisht në Jonglei. Në ditët në vijim, Kombet e Bashkuara kanë vendosur qindra kaska blu në vend, pikërisht për frikën e një dhune të mundshme.
a.q/NOA