Tiranë, 22 gusht 2011, NOA – Ekzekutohet në mes të ditës një person në Tiranë. Vetëm pak minuta më parë është qëlluar për vdekje Abdurrahman Vrapi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi”. Forca të shumta police kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur dhe kapjen e autorit, vetëm 20 minuta pas kryerjes së krimit.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16.30 dhe autori është shtetasi Indrit Tresa. Sipas korrespodentes, dyshohet se kjo vrasje të ketë ndodhur për arsye banale. Policia menjeherë ka nisur hetimet paraprake për të zbuluar shkaqet e këtij akti sikurse dhe të marrë dëshmi për të zbardhur dhe hedhur më shumë dritë për këtë vrasje.
a.q/NOA