Shkodër, 22 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku - Mbërrijnë dhe dorëzohen në V.N.V. materialet zgjedhore nga 5 Qendrat e Votimit, të Komunës Shalë, nis procesi i numërimit.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se gjatë mesnatës kanë mbërritur pranë V.N.V-së dhe kanë dorëzuar materialet zgjedhore të pesë Q.V-të, e komunës Shalë, për të cilat janë marrë proçes - verbalet e dorëzimit nga punonjësit e policisë së Qarkut Shkodër.
Fatbardha Çelepia nga Policia e Shkodrës i tha agjencisë NOA se “gjatë gjithë procesit të shoqërimit dhe dorëzimit të materialeve zgjedhore, situata është paraqitur e qetë, pa asnjë problem”.
Ndërkohë zhvillohet pa probleme procesi i numërimit të votave për kandidatët e dy koalicioneve.
Për kryetar komune në Shalë kandidojnë Balë Vuksani për koalicionin opozitar Aleanca për të Ardhmen dhe Dedë Tonaj për koalicionin qeverisës Aleanca për Qytetarin
Sakaq, shërbimet policore të Drejtorisë së Policisë Shkodër, vazhdojnë të jenë të angazhuara maksimalisht duke vepruar dhe respektuar me korrektësi ligjin, me qëllim garantimin e sigurisë pranë vendnumërimit të votave dhe mbarëvajtjen e këtij procesit.
r.b/e.t/NOA