English

Aksident me katër të plagosur në aksin Korçë-Pogradec

Korçë, 23 gusht 2011, NOA – Katër persona të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e të martës pas përplasjes së dy makinave në rrugët e juglindjes së vendit.

Aksidenti u regjistrua në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec.

Nga përplasja e fortë e dy makinave që ecnin në kahe të kundërta janë plagosur shtetasit Sokol Shore, Romeo Agolli, Andrea Foto, Sotir Beti.

Të plagosurit janë dërguar për në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Polica e Korçës po heton rrethanat e aksidentit, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga tejkalimi i normave të shpejtësisë.

mit/NOA

KOMENTE