Los Anxhelos, 23 gusht 2011, NOA - Një vrasës i dënuar, i cili u arratis nga burgu në Kaliforni më shumë se tre dekada është gjetur në sajë të një çelësi nga nëna e tij e vdekur. “Asheri Ëilliam Ëalter III, 66 vje, u arrestua pas një incidenti në një shtëpi në qytetin Salida të mërkurën”, tha zëdhënësi i FBI Steve Dupre. Asheri, i cili u dënua në vitin 1967 me shtatë vjet burgim, pas grabitjes fatale të një bari, kishte qenë në arrati i ndihmuar nga një bashkëpunëtor në vitin 1075.
Ai humbi gjurmët deri në vitin 2005, kur autoritetet mësuan se, në shtratin e saj të vdekjes, nëna e Asherit i kishte kërkuar anëtarëve të familjes të kontaktonin me djalin e saj me anë të një numri të sekret. Agjentët, duke përdorur të dhënat e telefonit zbuluan një rezidencë në Salida, ku banonte Asherit nën emrin e supozuar të Garry Donald Ëebb. I arratisuri, që ndante shtëpinë me femër prej më shumë se 20 vjet, u arrestua pas pranimit të identitetit të tij të vërtetë.
a.q/NOA