Karakas 23 gusht 2011, NOA- Presidenti i Venezuelës Ugo Chavez ka deklaruar se nuk mund të funksionojnë paralelizmat mes tij dhe Gadafit, apo mes vendit të tij dhe Libisë.
Duke komentuar situatën në Libi, Chavez deklaroi, se sipas mendimit të tij dhuna e nxitur nga Nato dhe SHBA po e çjnë vendin afrikan drejt kohës së shpellave.
“ Jemi pa diskutim përpara një çmendurie perandorake. Solidarizohemi me popullin libian të bombarduar dhe të plagosur”, ka deklaruar Chavez.
a.q/NOA