English

Dy gra nga Pogradeci njëra pas tjetrës në polici: Burrat na rrahin dhe ofendojnë

Pogradec, 23 gusht 2011, NOA- Dy gra pogradecare janë marrë në mbrojtje nga policia e qytetit për shkak të dhunës së pësuar nga ana e bashkëshortëve të tyre.

Mësohet se e para që ka trokitur në dyert e policisë ka qenë 41 vjeçarja me iniciale L.Sh e cila ka paditur të shoqin e saj 47 vjeçar për shkak të dhunës së shkaktuar ndaj saj.

Në denoncimin e bërë, 41 vjeçarja është shprehur se bashkëshorti prej disa kohësh e rreh dhe e fyen në mënyrë sistematike, duke ja bërë jetesën me të, të pamundur.

Ndërkaq po për të njëjtën arsye, një 21 vjeçare me iniciale E.B nga fshati Petrush i Pogradecit, është paraqitur me vula dhe shenja dhune në trup në polici, si rrjedhojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj 27 vjeçar.

Pas kësaj ndaj dy viktimave, u lëshua urdhri i mbrojtjes ndërsa ndaj dy bashkëshortëve agresor nisi procedimi penal.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Hasan Skenderaj13:54 - 23 Gusht 2011
    shum keq policia