Londër, 23 Gusht NOA - Mos flisni aspak për një krizë të Eminem.
Kjo pasi në ndryshim nga vitet e arta, rreperi fiton nga një milion sterlina për çdo koncert.
Do të kthehet faktikisht në Detroitin e tij me një cek prej 2 milionësh, pas ekzibicionit në “V Festival” në Angli: një koncert në Weston Park, ditën e shtunë dhe një në Chelmsford, ditën e dielë.
Jo keq ka shkuar dhe për këngëtaren Rihana, e cila në skenën e “Love The Way You Lie” është paguar me 500 mijë sterlina.
Shifra me të vërtetë të ekzagjeruara, duke konsideruar periudhën e krizës ekonomike që po tremb të gjithë Evropën në muajt e fundit.
r.b/NOA