SHBA, 23 Gusht NOA - Teksa po përgatiten seritë për sezonin e re televiziv të “Sex and the city”, Sarah Jessica Parker ka konfirmuar se historia për episodin e tretë në kinema është e gatshme.
Carrie Bradshaë, që është dhe prodhues ekzekutiv, ka folur me revistën “Parade” që i dedikon kopertinën, por nuk kërkon të zhbalancohet në këtë temë.
Duhet thënë se zërat janë shtuar gjithnjë e më shumë në lidhje me filmin e tretë të katër vajzave që janë njohur që në kohët e liceut.
“Ekziston një histori. Unë e di se kush do të jetë historia – shpjegon Parker – Është një histori e vogël, por mendoj se duhet treguar. Çështja qëndron se kur do të jetë momenti i duhur për ta treguar”. Realisht Candace Bushnell, autore e librit në të cilin është bazuar seriali televiziv, ka publikuar “Ditarin e Carrie” dhe janë të shumtë ata që mendojnë se filmi i tretë mund të orientohet pikërisht në këtë volum.
r.b/NOA