English

Hetimet në Veri, Eulex asnjë të dhënë

Prishtinë, 23 gusht 2011, NOA - Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit nuk ka dhënë gjatë së martës detaje për hetimet të cilat ky mision është duke i zhvilluar lidhur me ngjarjet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës më 26 korrik. Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Haëton, tha se për shkak të zhvillimit të hetimeve nuk mund të publikohen të dhënat që flasin për numrin e të dyshuarve, personave të intervistuar dhe të dëshmitarëve. Haëton bëri të ditur se lidhur me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, ka tashmë të dyshuar dhe se janë zhvilluar disa intervista me dëshmitarë të caktuar. Megjithatë, ai nuk dha ndonjë afat kohor se kur mund të priten rezultate konkrete për këto hetime. a.q/NOA

KOMENTE