English

Kaka, e ardhmja vazhdon të quhet Madrid

Madrid, 23 Gusht NOA - As Inter, as Milan, as Chelsea dhe as Paris Saint Germain.

E ardhmja e Ricardo Kaka vazhdon të quhet Real Madrid.

Objekt i shumë zërave të merkatos prej shumë muajsh, braziliani ka larguar çdo lloj dyshimi në lidhje me qëllimet e tij për të veshur ndonjë fanellë tjetër dhe ka theksuar se sezonin e ardhshëm do të vazhdojë të jetë sërish pjesë e madrilenëve.

“Projekti im është që të vazhdoj të qëndroj tek Real dhe të fitoj besimin e trajnerit”, - kanë qenë këto fjalët e brazilianit, i cili është nën kontratë deri në vitin 2015.

r.b/NOA

KOMENTE