Shkodër, 23 gusht 2011, NOA – Dy vëllezër shkodranë i morën jetën me thikë mbrëmjen e të hënës 60-vjeçarit Gjon Kodra, babai i nuses së njërit prej autorëve.
Dy vëllezërit 35-vjeçari Ded Prek Marku, dhëndrri i viktimës, dhe 28-vjeçari Gjovalin Prek Marku, të dy banues në lagjen “10 Korriku” në Shkodër vranë me thikë në shtëpinë e tyre në grindje e sipër për motive të dobëta babain e bashkëshortes së njërit pre tyre, Dedës.
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se dy vëllezërit Ded Marku dhe Gjovalin Marku u arrestuan nën akuzën për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe prodhim e armëmbajtje pa leje.
Si pasojë e konfliktit të ndodhur brenda në banesës, janë plagosur lehtë me thikë, pa rrezik për jetën edhe Gjovalin dhe Prek Marku, krushku i viktimës.
Policia po heton ngjarjen ndërsa ka sekuestruar edhe armën e ftohtë thikë, me të cilën u krye krimi.
mit/NOA