English

Libi, rebelët hyjnë në kompleksin e Gafadit, orë të vështira në Tripoli

Tripoli, 23 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Pas 42 vjetësh, Libia po përjeton orët e saj më të vështira.Rrjeti informativ BBC, bazuar në informacionet që përcjell televizioni Al Xhazira raporton se qindra rebelë kanë mundur të hynë në kompleksin e Gadafit. Ndërsa rebëlët festojnë duke qëlluar me armë zjarri, forcat pro Gadafit kanë ndërprerë luftimet, ndërkohë që rebelët kanë marrë nën kontroll pjesën lindore të vendit. Rebelët libianë konfirmojnë se kanë marrë kontrollin e një prej hyrjeve të kompleksit residencial të Muamar Kadafit në Tripoli, ku luftimet e dhunshme vazhdojnë.

"Forcat tona janë vendosur në Bab al-Aziziya, residenca e kolonel Kadafit në kryeqytet dhe ne kemi marrë kontrollinm e një prej hyrjeve të residencës,- deklaroi koloneli i rebelëve, Ahmed Omar Bani. Edhe burimet nga Pentagoni bëjnë me dije për BBC se rebelët kotrollojnë pjesën më të madhe të Tripolit. Nga ana tjetër, Departamenti i Mbrojtjes së SHBA bën me dije se po monitoron pikat t ku regjimi i Libisë ka ruajtur armët kimike. Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton, ka identifikuar si prioritete pas rënies së Gadafit heqjen e sanksioneve si dhe zhbllokimin e burimeve të Libisë. "Ka shumë vende që dëshirojnë për të zhbllokuar asetet e ngrira libiane. Çështja tani është të sigurohemi që ato të përdoren në mënyrë transparente”, tha sot Ashton. a.q/NOA

KOMENTE