Suharekë, 23 gusht 2011, NOA- 20 rrënjë Canabis Sativa në oborrin e shtëpisë, bën që prej tyre i zoti i shtëpisë të përfundojë në burg.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Terne të Suharekës ku i arrestuari me iniciale Z.S, gjatë kontrollit të bërë në banesë, iu gjetën 20 bimë për të cilat dyshohet së janë bime Canabis Sativa, të cilat pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë çrrënjosur nga ana e policisë dhe janë proceduar si prova materiale.
Ndërkaq sipas policisë thuhet se bimët e dyshuara si Canabis Sativa, janë mbjell dhe punuar nga i arrestuari.
Ndaj të ndaluarit nisën hetimet për veprën penale, “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.
a.y/NOA