English

Merkel- Tadiç: Të vazhdojë dialogu me Kosovën, duhen rezultate konkrete

Beograd, 23 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Presidenti i Serbisë Boris Tadiç gjatë takimit me kancelarin gjermane Angela Merkel me rastin e vizitës së saj në Beograd, u shpreh se vendi dëshiron zgjidhjen e konflikteve me Kosovën.

Më tej ai theksoi se Serbia i merr ne konsideratë të gjitha zgjidhjet që e çojnë vendin drejt stabilitetit dhe se konflikti me Kosovën nuk duhet të arrijë në Bashkimin Europian.

Nga ana e saj kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se duhet të vazhdojë dialogu Beograd-Prishtinë dhe në të ardhmen duhen rezultate konkrete madje theksoi se duhen ndaluar hapat e njëanshëm.

“Problemet me tregtinë mund të zgjidhen dhe duhet të përparojnë më tej si marrëdhëniet edhe bashkëpunimi mes dy vendeve”, u shpreh kancelarja gjermane.

Në kuadër të një turneu në vendet e Ballkanit kancelarja Merkel u ndal sotBeograd, për të kërkuar nga Serbia që t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Kosovën në mënyrë që të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

a.y/NOA

KOMENTE