Madrid, 23 Gusht NOA - Asnjë pendim. Zëdhënësi i Hose Mourinjos, Eladio Parames, ka përgënjeshtruar në mënyrë tepër të thatë të përditshmen spanjolle “Marca”, sipas së cilës portugezi kishte kuptuar gabimin e tij dhe ka kërkuar falje ndaj ndihmësit të Pep Guardiola, Tito Vilanova, kjo në lidhje me ndeshjen e Super-kupës së Spanjës.
“Hose nuk kërkon falje dhe e di mjaft mirë se është në mbrojtje të Real Madrid”, - deklaroi zëdhënësi në një konferencë për shtyp.
r.b/NOA