Vlorë, 23 gusht 2011, NOA- Një DJ nga Tirana ka qenë duke krijuar muzikë me volum tepër të lartë dhe për pasojë ka shqetësuar banorët përreth çka ka bërë që të përfundojë në duart e policisë.
31 vjeçari Arlind Kozeli i punësuar në një disko verore në Dhërmi, u denoncua nga banorët e zonës përreth për shkak të muzikës tepër të lartë të ardhur nga lokali ku ai punonte.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, uniformat blu të zonës u vunë në lëvizje dhe bën shoqërimin e 31 vjeçarit për ta liruar më pas atë, duke e vijuar hetimin në gjendje të lirë.
Sakaq ndaj Kozelit, Prokuroria e Vlorës nisi procedimin penal për veprën, “Prishje e qetësisë publike”.
a.y/NOA