English

NATO: Arratia e Geddaf nuk është problem

Tripoli, 23 gusht 2011, NOA- Ndërsa prej dy ditësh ka filluar numërimi mbrapsht për regjimin e Muammar Geddafit në Libi, NATO deklaron se objektivi i operacionit nuk është koloneli.

“Nuk e kemi idenë se ku është Geddafi, por nëse diktatori do të braktiste vendin afrikano-verior, ky nuk do të përbënte problem për forcat e aleancës, por theksoj se misioni ynë nuk është përmbyllur ende”, thuhet në qëndrimin e NATO-s i bërë publik nga zëdhënësi Roland Lavoie.

Ndërkaq Al Jazeera ka përhapur lajmin se rebelët kanë shtënë në duar Ras Lanuf, portin e rëndësishëm të naftës dhe se po vijojnë drejt perëndimi, ndërsa drejt Tripolit raportohet të jenë nisur edhe 500 forca të tjera rebele.

a.y/NOA

KOMENTE