English

Nesër 7 orë pa drita Elbasani, Shijaku, Sukthi dhe zonat përreth

E martë, 23 gusht 2011, NOA- Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se gjatë ditës së nesërme disa qytete do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Mësohet se shkak për këtë mungesë të energjisë elektrike do të bëhen punimet për rehabilitimin e nënstacionit 220/110/35 kV Elbasan 1, për të cilin është planifikuar stakimi i linjave 35 kV, Elbasan- Mjekës dhe Elbasan- Çimento.

Nga këto punime do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 09.00-16.00 dhe zonat që do të preken janë: Mjekës, Çimento dhe Kombinati i Drurit, komuna Bradashesh, Funar, Shirgjan, Tregan dhe Shushicë.

Po sipas OST prej një tjetër remonti do të bëhet stakimi i linjës 110 kV, Rrashbull- Sukth dhe si rrjedhojë e këtij punimi gjatë ditës së nesërme do të ketë kufizim të energjisë elektrike nga ora 8:00 deri më 15:00.

Sakaq prej këtij punimi zonat që do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike janë Shijaku, Sukthi dhe Maminasi.

a.y/NOA

KOMENTE