English

OJQ: Në Libi është rritur emergjenca humanitare, rezervat po mbarojnë

E martë, 23 gusht 2011, NOA- Organizatat Joqeveritare nëpërmjet deklaratave të ndryshme bëjnë me dije se në Libi është rritur emergjenca humanitare.

“Spitalet rrezikojnë të mbeten pa rezerva. Rezervat të cilat mbaheshin nga mjekët u përdorën në numrin e lartë të kërkesave për operacione kirurgjikale, ndërsa personeli sanitar është në ekstrem i kufizuar”, thuhet në deklaratën e mjekëve pa kufi.

Ndërkaq theksohet se në kryeqytet mungon edhe energjia elektrike.

Nga ana tjetër, Amnesty International denoncon se banorët e Tripolit rrezikojnë të mbeten të bllokuar në luftime.

a.y/NOA

KOMENTE