English

Parashikimi i motit për 24 gusht 2011

Tiranë, 23 gusht, NOA - Sipas MeteoAlb edhe nesër (24 gusht) do të mbetemi në ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjine Afrikane. I gjithë territori i vendit do të jetë me mot të kthjelllët që në mëngjes. Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet të ketë kalim të vranësirave të lehta në zonat malore, përgjatë kufirit lindor. Ndërsa zonat e ulta dhe bregdetare do të mbeten me mot të kthjellët. Serish zonat më të nxehta do të jenë ultësira perendimore dhe pjesa bregdetare, ndërsa disi më freskët do të jetë në zonat malore verilindje dhe juglindje të territorit. Edhe gjatë ditëve në vijim do të mbetemi me mot të kthjellet dhe temperatura të larta.

Temperaturat e ajrit do të qendrojnë konstante në të dy vlerat ekstremale. Termometri në disa zona do të shënoje vlerën 38 grade celcius. Qytetet më të nxehta do të jenë: Shkodëra, Elbasani, Peqini, Fieri, Kuçova dhe Gjirokastra.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 16 km/h dhe drejtim Jugperendimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det do të mbetet i ulët.

Europa

Nesër, Europa veriore, verilindore si dhe Ishujt Britanikë do të dominohen nga vranëisra dhe shira me intensitet mesatar. Po ashtu, vranësira dhe shira të dobët do të ketë në Europën qëndrore dhe zonën e Alpeve, Franca perveç shirave do të ketë edhe stuhi të forta ere. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i kthjellët. Serish temperatura të larta do të përjetojë jugperendimi dhe pellgu i mesdheut.

Ngjarje ekstreme në Europë: Ishujt Britanikë do të mbeten me shira intensivë dhe stuhi ere. Zona e Alpeve do të mbetet me shira të dobët dhe stuhi ere, ndërsa Italia alarmon për temperatura ekstremisht të larta.

a.k/NOA

KOMENTE