English

Pasqyra e shtypit, 23 gusht 2011

Tiranë, 23 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 23 gusht 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Poliklinikat. Pagat e reja për 9300 mjekë dhe infermierë”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Flet Subashi: Përgjegjës për raportin e ODIHR-it, ata që kishin katër vota”; “Intervista, Kosta Barka: Thirrjet kundër regjistrimit janë cinike”; “Dossier. Fjalët e fundit të Kadri Hazbiut përpara grupit të pushkatimit”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “PS çon Piramidën në Kushtetuese. Vendimi i Kubendit shkel kartën evropiane të autonomisë vendore”. Argumente të tjerë të gazetës: “Intervista, Dashnor Sula: Presidentin e ri ta zgjedhim pa opozitën”; “Shpëton djalin, vritet me pesë plumba babai”; “Kreu i ACR-së takon minatorët pa sindikatën”; “Unaza e madhe: Përleshje mes policëve dhe banorëve në Sauk”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Malaj: PS drejtohet nga besnikët e kryetarit, në rrezik edhe 2013”. Në vijim të faqes së parë titujt: “Mjekët dhe infermierët, rritje e re page deri në 5 përqind”; “Ndryshon mosha e daljes në pension, tabela me të gjitha kategoritë”; “Intervista, Meta: Pakt kombëtar për integrimin”; “Opozita, PS: KQZ nuk ekziston, të riformatohet”; “Durrës: Risitë e festivalit të ri modern”; “Elbasan: Dy djem me maska tentojnë të përdhunojnë kushërirën e tyre”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Karburantet, 5 lekë për litër më shtrenjtë. Ligji hyn në fuqi sonte”. Më tej vijojnë argumentet: “Flet kreu i drejtorisë së përfitimeve në ISKSH: Ja pse janë bllokuar pensionet e ushtarakëve”; “Historia e rrallë e Ildës: 53 vjet në kërkim të babait”; “Dy vëllezër tentojnë të përdhunojnë vajzën e xhaxhait”; “Bosi i kuq, Enver Hoxha”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Horror në Tiranë. Babai vritet për të shpëtuar të birin”. Në faqen e parë të gazetës veçojmë edhe titujt: “Arvizu: Të nisë dialogu, përmirësoni Kodin Zgjedhor”; “Gjyqi i Haradinaj: Ne na trajtoni si kriminelë, Karaxhixh luan tenis”; “Ramiz Fiçorri: Në luftën e Vietnamit shkuam me avionin e Mehmet Shehut”; “Lindita Theodhori: e Refuzova për disa muaj tim shoq, ndërkohë që shoqet e mia e adhuronin”; “Imami: Pushime në kampingun ekologjik”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; infoçnoa.al.

mit/NOA

KOMENTE