Lushnje, 23 gusht 2011, NOA- I nisur për peshkim një 63 vjeçar nga qyteti i Lushnjes nuk ka mundur dot që të zërë peshk, pasi ka humbur jetën në kohën që ndodhej në breg të hidrovorit të Karavastasë.
Mësohet se viktima është identifikuar si Ndini Kristo dhe mendohet se shkak për vdekjen e tij ka qenë fakti se kallami me të cilin peshkonte ka prekur linjën e tensionit të lartë 10 mijë volt pranë hidroforit të Karavastasë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.
Ndërkaq sipas policisë kjo ngjarje mësohet të ketë qenë aksidentale për shkak të pakujdesisë së treguar nga ana e viktimës.
a.y/NOA