English

Pinë 86 mijë euro shampanjë te Billionaire dhe ikin pa paguar

Sardenjë, 23 gusht, NOA– Kanë rezervuar në emër të Kismet, një jaht rreth 70 metra ankoruar në Porto Cervo. Më pas kanë pirë dhe kërcyer në sallën më ekskluzive të Billionaire, një lokal luksoz në Sardenja (Itali) dhe janë larguar pa paguar.

Tre turistë rusë së bashku me të dashurat e tyre kanë pirë më shumë se 90 shishe shampanjë Cristal deri në agim në lokalin e Flavio Briatore dhe ortakëve të tij e dhe janë larguar pa paguar faturën prej 86 mijë euro.

Megjithatë, në fund është arritur një marrëveshje: komandanti i jahtit ku qëndronin rusët ka nënshkruar faturën dhe siguroi se do të shkojë të nesërmen për të shlyer borxhin. Në fakt, rusët dhe të dashurat e tyre janë zhdukur”, ka thënë administratori i Billionaire, i cili ka denoncuar ngjarjen në polici.

Ndërkohë policia i ka kërkuar komandantit të jahtit të mos largohet nga ishulli. Gjykata për momentin është duke pritur që komandanti i jahtit të paguajë 86 mijë euro ose në të kundër jahti do të konfiskohet. Të gjashtë rusët po kërkohen nga policia. Në fakt, plani ka qenë i përgatitur me kujdes: ata janë paraqitur si bijtë e biznesmenëve më të pasur të Moskës, por në fakt ishin thjesht gjashtë të rinj pa para që organizuan një mbrëmje çmendurie duke shpresuar se do ja kalonin pa lagur.

"Të gjashtë janë zhdukur dhe policia është vënë në gjurmët e tyre, por në Porto Cervo nuk janë parë më. Tani, pasojat e një shaka shumë te shtrenjtë pritet ti paguajë kapiteni i jahteve.

a.e./NOA

KOMENTE