Londër, 23 gusht 2011, NOA/Reuters/ - Testi toksikologjik konfirmoi se nuk ka patur substanca ilegale ( drogë) në trupin e këngëtares së ndjerë britanike Amy Winehouse, e cila vdiq muajin e kaluar.
Zëdhënësi i familjes deklaroi se analizat treguan se artistja kishte konsumuar alkool, por nuk vërtetohet se ky mund te ketë qenë shkaku i vdekjes.
Gjithësesi, familja e cila i referohet autoriteteve përkatëse, tha se në momentin e vdekjes, Amy 27 vjeçare nuk kishte konsumuar lëndë narkotike.
Këngëtarja e muzikës soul, u gjet e vdekur më 23 korrik në banesën e saj në Londër.
a.q/NOA