Tripoli, 23 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj/ Update/ - Flamuri libian është ngritur pak minuta më parë në bunkerin ku strehohet koloneli famëkeq, Muamar Gadafi. Mediat ndërkombëtare si, CNN, BBC, AP, apo Al Arabya po transmetojnë në këto momente pamje nga situata reale në Bab al-Aziziya, ku ndodhet rezidenca zyrtare e kolonelit.
Qindra rebelë kanë mundur të hyjnë në bunker, ku po kërkohet Gadafi, ndërsa është rrëzuar busti prej bronxi i tij. Pak më parë, rebëlët kanë ngritur mbi bunkerin flamurin kombëtar të Libizë, ndërsa drejt Tripolit raportohet se janë nisur trupat pro – regjimit, të cilat i përkasin fisit Sirte, vendi i origjinës së Gadafit.
Shefi i diplomacisë britanike, Hague ka deklaruar sot se regjimi i Gadaf është drejt fundit. Hague u shpreh se Libia do të jetë cliruar brenda 72 orëve. E megjithatë shefi i diplomacisë britanike nuk mohon se në Libi ka ende probleme të mëdha.
a.q/NOA