English

Shfaqet Geddafi: Jam në Tripoli dhe do luftoj deri në fund

Tripoli, 23 gusht 2011, NOA- Një funksionar rus u shpreh se ka folur në telefon me liderin libian, Muammar Geddafin dhe se ai ka thënë se ndodhet në Tripoli dhe do luftojë deri në fund.

Ndonëse ky lajm është i pakonfirmuar mediat botërore transmetojnë reagimin e tij i cili nuk vjen as me pamje as me figurë.

Gjithsesi deri më tani kanë qarkulluar lajme për vdekjen e tij, por asgjë nuk është konfirmuar.

a.y/NOA

KOMENTE