Tripoli, 23 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Rebelët libian konfirmojnë se kanë dëgjuar shpërthime brenda bunkerit Bab al Aziziya, i dyshuar si vendstrehimi i Muammar Geddafit.
Ky fakt raportohet nga Al Arabia, sipas së cilës avion të NATO-s janë parë të fluturojnë shumë pranë bazës së fortifikuar.
Ndërkaq para bunkerit raportohen edhe dy të vdekur si dhe disa të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë, si rezultat i përplasjes mes rebelëve dhe besnikëve të diktatorit.
a.y/NOA