English

Topi: Vlerësoj raportin e OSBE-ODHIR, politika të bashkëpunojë

Himarë, 23 gusht 2011, NOA- Presidenti Bamir Topi që nga Himara komenton situatën aktuale në vend duke u ndalur edhe në raportin e OSBE-ODHIR.

Në këtë qytet ai u ndal në një takim me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro dhe menjëherë pas këtij takim në një prononcim për gazetarët shprehu vlerësimin e tij për raportin e OSBE-ODHIR duke e cilësuar si një raport korrekt.

Më tej ai theksoi se në radhët e politikës duhet më shumë bashkëpunim, dialog politik dhe maturi.

Sakaq ai u ndal edhe në ndryshimet kushtetuese, duke thënë se deri më tani nuk i është kërkuar mendimi, madje shtoi se lidhur me këtë çështje ai do të japë verdiktin e tij kur të vijë momenti.

Ndër të tjera ai bëri me dije se gjatë ditës së nesërme në qytetin e Sarandës do të zhvillojë një takim me homologen kosovare Atifete Jahjaga, ku pritet të diskutohet për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe për thellimin e bashkëpunimeve.

a.y/NOA

KOMENTE