Kavajë, 23 gusht 2011, NOA – Një sherr banal mes dy personave është zgjidhur rishtas me vrasjen e njërit prej tyre. 27-vjeçari Ervis Kura nga Kavaja ka mbetur i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri nga personi, me të cilin po debatonte për një çështje ende të pazbardhur.
Vrasja e Ervis Kurës ndodhi në fshatin Gërmenj të Kavajës.
Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se policia ka arrestuar Haxhi Vedelin, si personin e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit.
Sipas policisë Vedeli e ka qëlluar Kurën pas një sherri me të, duke e lënë të vdekur në vend.
mit/NOA