English

1.6 milion dollarë për kokën e Gadafit

Tripoli, 24 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj - Këshilli kombëtar i tranzicionit ofron 1.6 milionë dollarë për atë që mund të kapë apo vrasë Muamar Gadafin. Presidenti i këtij këshilli Mustafa Abdel Xhalil deklaron se ai që do të dorëzojë diktatorin do t’i jepet amnistia. Sipas Xhalil, njerëzit që ofrojnë shpërblimin janë disa biznesmenë si edhe Këshilli kombëtar i Tranzicionit.

Zëdhënësi i rebelëve Abdallah Abu Afra, tha se Gadafi ka humbur kontrollin në 95 % të gjithë territorit. “Regjimi i Gadafit ka marrë fund në 95 % të territorit të Libisë i cili është nën kontrollin e kryengritësve” ka thënë Afra për Al Xhazirën.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi17:47 - 24 Gusht 2011
    Per kedafin jepen 1.6 milion $ kush e dorzon gjall a vdek . Per kadafin e shqiperise s.b jepen 1.6 kg heroinen kush e vret se te gjalle nuk kemi ce duam .